255 lekë një litër, benzina 242 lekë/litër

Çmimi i naftës pësoi sërish një ulje të lehtë.

“Me vendimin e marrë këtë të martë, çmimi i naftës u ul me 3 lekë të tjera, por ajo që u rrit është benzina. Drejtuesit e automjeteve do të paguajnë 242 lekë për 1 litër benzinë”.

Në pikat e tregtimit të  karburanteve një litër naftë do të kushtoje si çmim tavan 255 lekë nga 258 që tregtohej më parë. Ndërsa benzina u rrit me 3 lekë te tjera duke shkuar ne 242 leke nga 239 që blihej nga drejtuesit deri pasditen e se martës.

Çmimi i gazit mbetet ende i pandryshuar, 83 lekë për litër. Këto janë çmimet tavan të shitjes si me shumicë dhe pakicë, pasi firmat mund ta shesin edhe më lirë se sa vendimi i Bordit.

Megjithatë nga vëzhgimi i kryer nga Tv Klan pikat e karburanteve në kryeqytet i kanë pasqyruar në përputhje me vendimin e ri.

Tv Klan