Bordi i Transparencës ka ulur me 3 Lekë çmimin e naftës. Kështu, nga 261 Lekë për litër, nafta do të shitet me 258 Lekë/litri.

Ndërsa, benzina ka njohur rritje duke shkuar në 239 Lekë për litër. Kurse gazi do të tregtohet në vlerën 83 Lekë për litër.

Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në bord.

Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit  të çmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan. /tvklan.al