Ulet edhe benzina, por rritet gazi

Pa mbushur 24 orë nga vendimi i fundit, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimin e naftës me 5 Lekë të tjera, duke e çuar në 192 Lekë për litër çmimin e saj.
Ulje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, e cila tregtohet tashmë me 187 Lekë nga 189 që ishte një ditë më parë.

Bordi i Transparencës ka vendosur të shtrenjtojë litrin e gazit, e duke e çuar në 71 Lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi në orën 18:00 të kësaj të premteje dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.

Tv Klan