Deri në fundjavë moti do të jetë i paqendrueshem dhe temperatura nën zero

Edhe pse në muajin Prill, pranvera duket se po vonon. Kjo e Mërkurë ka nisur me rreshje shiu në shumë territore të vendit ndërkohë që temperaturat do të vijojnë të pësojnë ulje.

Sipas sinoptikanëve  moti do të jetë i paqëndrueshëm,ndërsa në veri të vendit do të ketë rreshje dëbore.

Mëngjesin e së mërkurës në Kukës rinisën reshje të dendura të dëborës të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të temperaturave, ndërsa pritet që gjatë natës ato të shkojnë dhe nën zero.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve në rrugë, sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari.

Temperaturat e larta të fundit të Marsit sollën çeljen e sytheve dhe lulzimin e pjesës më të madhe të pemëve frutore në veri të vendit, por me uljen e temperaturave dhe reshjet e dëborës, mundi i shumë fermerëve është shkatërruar.  

Klan News