Carrie Symonds dhe Boris Johnson janë bërë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Kryeministri britanik dhe partnerja e tij kanë vendosur që të voglin ta quajnë Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Carrie, e cila ka postuar një foto të të porsalindurit në rrjetet e saj sociale.

Në këtë foto ku shihet portreti i të voglit, ajo që duket qartë dhe që nuk i ka shpëtuar as syrit të komentuesve, është ngjashmëria e madhe që ka me të atin.

Boris pak javë më parë kaloi një periudhë të vështirë pasi u infektua me Covid-19, e po ashtu edhe partnerja e tij e cila e kaloi me simptoma më të lehta se kryeministri britanik. Prej disa ditësh, ai ka njoftuar se tashmë ndihet mirë dhe rreziku ka kaluar. /.tvklan.al