Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është kthyer në punë të hënën, një muaj pasi u diagnostikua me koronavirus.

Ai kthehet në një kohë kur vazhdojnë kritikat ndaj qeverisë për mungesën e testimeve dhe pajisjeve mbrojtëse për mjekët.

Gjithashtu ministrat janë nën një presion të jashtëzakonshëm për ta nxjerrë vendin nga karantina.

Udhëheqësi britanik u shtrua për një javë në një spital në Londër. Tre net ai i kaloi në terapi intensive ku merrte oksigjen.

Pasi kaloi sëmundjen, Johnson deklaroi se gjërat “mund të shkonin shumë më ndryshe”.

Punën e tij e zëvendësoi këto javë Muinistri i Jashtëm, Dominic Raab./tvklan.al