Kryeministri britanik Boris Johnson po shijon pushimet e dyta brenda sezonit veror.

Ndërsa britanikët po përballen me rënien e vlerës së pagës së punëtorëve më të shpejtë në 20 vjet, Johnson është fotografuar duke shijuar ditët e nxehta në ishullin Evia pranë Athinës me pantollona të shkurtra të zeza. Kryeministri 58-vjeçar në largim u fotografua me bashkëshorten e tij Carrie.

Boris Johnson ka zgjedhur t’i kalojë ditët e tij të fundit si kryeministër sa më larg që të jetë e mundur nga krizat britanike.

Më herët, kryeministri britanik në largim Johnson zgjodhi të pushonte edhe në Slloveni.

Vetëm javë më parë, kur mbajti fjalimin e dorëheqjes, Johnson  u zotua se do të vazhdojë të shërbejë në interes të popullit britanik. Por britanikët po luftojnë me frikën se si do t’i mbijetojnë krizës së kostove të jetesës./tvklan.al