Boris Johnson në luftë për të mbajtur qeverinë




Boris Johnson në luftë për të mbajtur qeverinë

10:49 06/07/2022

Po përballet me një “furtunë” dorëheqjesh të ministrave

Boris Xhonson po lufton për të qëndruar në krye të detyrës si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas një vale të madhe dorëheqjesh me të cilat po përballet kabineti i tij.

Dy anëtar kyç të kabinetit të Xhonson dhanë dorëheqjen ditën e martë  njëri pas tjertit. Shefi i Thesarit Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Xhavid vendosën të largoheshin nën motivin se qeveria nuk po vepron më në interes kombëtar.

Johnson nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka emëruar Steve Barclay, shefin kabinetit të tij, si Sekretar i Shëndetësisë. Ai emëroi edhe Nadhim Zahawi si kancelar të ri të Financave, por ky i fundit edhe pse u emërua vetëm një ditë më parë në detyrë, kërkon të largohet. 

Disa dorëheqje të tjera pasuan ditën e mërkurë duke përfshirë Ministrin e Arsimit Will Quinse, si dhe Ministrin e Financave, John Glen. Pakënaqësia ndaj Johnson po rritet më tej, teksa vetëm në dy ditë kanë dhënë dorëheqjen 36 persona të kabinetit të tij.

Një muaj më parë, kryeministri britanik u përball me një mocion votëbesimi të cilit i mbijetoi në parlament.

Tv Klan











Të ngjashme