Kandidati kryesor për Kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se në rast të zgjedhjes si Kryeministër, do të kërkojë një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku.

Mirëpo, ai paralajmëroi se nëse BE-ja refuzon kërkesat e tij, atëherë Britania do të largohet pa marrëveshje më 31 Tetor.

Kriza 3-vjeçare e Brexit mund të thëllohet tutje, pasi premtimi i Johnson për të lënë BE-në pa marrëveshje mund të ngjallë reagime të ashpra në parlamentin britanik, deputetët e së cilit, kanë kundërshtuar daljen e vendit nga BE-ja, pa një marrëveshje.

BE-ja ka refuzuar të rinegociojë Marrëveshjen e Tërheqjes të arritur në maj të vitit të kaluar me qeverinë britanike.

Parlamenti britanik e ka hedhur poshtë tri herë këtë marrëveshje. /REL