Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka shkuar në Varshavë ku është takuar me Kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Ai është pritur në takim nga homologu i tij dhe pas takimit kokë më kokë do të mbajë një deklaratë, përpara se të niset drejt Estonisë.

Më pas pritet të takojë trupat britanike në Talin, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. /tvklan.al