Boris Johnson: Situata në Afganistan do të bëhet edhe më keq se sa është tani



Boris Johnson: Situata në Afganistan do të bëhet edhe më keq se sa është tani

21:59 15/08/2021

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, teksa ka reaguar për situatën me të cilën po përballet Afganistani, u shprehet se askush nuk dëshiron që ky vend të bëhet një “terren ushqimor për terrorin”.

Duke folur pas një takimi të komitetit të urgjencës Kobra, Johnson u shpreh se situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe në ditët në vijim do të bëhet më keq se kaq.

“”Prioriteti ynë është të sigurohemi që ne të përmbushim detyrimet tona ndaj shtetasve britanikë, të gjithë atyre që kanë ndihmuar përpjekjen britanike në Afganistan gjatë 20 viteve, dhe t’i nxjerrim ata sa më shpejt që të mundemi”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë britanike u bëri thirrje fuqive të mëdha që të jenë në një mendje dhe të mos njohin asnjë qeveri të re pa marrëveshje.

Ndërkohë talibanët kanë heyrë në Kabul dhe po marrin kontrollin e institucioneve shtetërore. Qeveria ende nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht, por Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi edhe është arratisur drejt Taxhikistanit./tvklan.al








Të ngjashme