Futjen e protestuesve pro-Trump brenda Kongresit amerikan, Kryeministri britanik Boris Johnson e ka konsideruar një pamje “të turpshme”.

“Shtetet e Bashkuara shquhen për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është e rëndësishme që të ketë një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, ka shkruar në Twitter Boris Johnson.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stolntenber ka reaguar për këto ngjarje dhe bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet.

Ndërkohë, ish-Kryeministri izraelit Ehud Barak i ka konsideruar ngjarjet “përpjekje për grusht shteti nga një turmë e nxitur nga Presidenti i mundur”, duke iu referuar Donald Trumpit.  /tvklan.al