“Do të dalim nga BE edhe përpara 31 Tetorit”

Të parën mbledhje të kabinetit të tij, Boris Johnson e përqendroi tek Brexit. Mes ministrave të rinj, shumica dërrmuese e të cilëve mbështetës të linjës së ashpër kundër Burkselit, Johnson shprehu vendosmëri për të dalë një orë e më parë nga Bashkimi Europian.

“Tashmë jemi të gjithë të angazhuar për të lënë Bashkimin Europian më 31 tetor, ndoshta edhe më herët, s’ka ‘nëse’ apo ‘por’.”

Kryeministri i ri britanik premtoi se nuk do të presë afatin që i ka vënë Brukseli për të vënë në zbatim, ‘axhendën fantastike’ siç e quajti ai, që ka si prioritet popullin britanik. Megjithatë nuk hyri në detaje, nëse vendosmërinë e ka për dalë me apo pa marrëveshje nga unioni. Varianti i dytë, për kryeopozitarin laburist është në çdo rast katastrofik për Britaninë e Madhe.

Jeremy Corbyn, Lider i Laburistëve: Largimi pa marrëveshje do të jetë tepër, tepër i dëmshëm, për shëndetësinë, bujqësinë, industrinë prodhuese dhe për krejt ekonominë.

Presidenti i Këshillit Europian e uroi shefin e ri të qeverisë britanike përmes kësaj letre, duke e ftuar për të diskutuar në detaje – siç shprehet ai – për bashkëpunim.

Tv Klan