Josep Borrell i priu të hënën takimit disa orësh të ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës. Në mesin e temave të diskutimit të Këshillit të shefave të diplomacisë së Unionit që u mbajt në Luksemburg, ishin bisedimet Kosovë-Serbi.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian raportoi fort Shkurt në Këshill për takimin e 15 qershorit nën ndërmjetësimin e tij mes kryeministrit kosovar Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Dialogu Prishtinë-Beograd ishte vetëm njëri nga pikat e diskutimit mbi çështjet aktuale dhe na mori disa minuta. Unë i informova ata sesi ndodhi takimi i fundit dhe qëllimin tonë që të kemi një takim tjetër para verës”.

Në fakt, vera nuk pritet fare nga Brukseli zyrtar  kur është në pyetje ndreqja e raporteve të tyre me Amerikën, pikërisht për bisedimet kosovaro-serbe.

“Më duhet të them se tani kemi bashkëpunim shumë të mirë në këtë temë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Nuk ka më garë nga ana e tyre që ta forcojnë veten në dialog – që është një proces i udhëhequr nga BE-ja. Tani jemi në një bashkëpunim të fuqishëm dhe kjo do të ndihmojë”, theksoi Borrell gjatë konferencës për media.

Bisedimet Kosovë-Serbi dhe qëllimi që vendet të vijnë te ujdia finale ligjërisht obligative, është në mesin e 36 pikave të agjendës për politikë të jashtme të përbashkët, që u pajtuan javën që shkoi në Bruksel presidenti Joe Biden dhe liderët e BE-së./klankosova