Borrell nuk do ta ketë të lehtë vizitën në Kosovë

Borrell nuk do ta ketë të lehtë vizitën në Kosovë

18:20 08/10/2019

Nuk do ta ketë të lehtë vizitën që ka paralajmëruar në Kosovë, shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Kjo pasi ka pasur një reagim të ashpër nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ndaj deklaratës së Borrell se Kosova nuk është shtet, për aq kohë sa Rusia e Kina nuk e njohin atë.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka aspirim integrimin në BE dhe tha se ndjen keqardhje për cektësinë e njohurive të tij për rajonin.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj thotë se Borrelli flet prej përfaqësuesit të organizatës që përfaqëson, në këtë rast BE-së. Sipas tij, BE nuk e njeh Kosovën si shtet, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së.

Natyrisht se arritja e marrëveshjes me Serbinë do të  nënkuptonte edhe zbutje të qëndrimit të  këtyre shteteve që ta njohin Kosovën si shtet. Çështja e Kinës dhe Rusisë është çështje e anëtarësimit në OKB. Gjithashtu, këtë të enjte, në Kosovë pritet të vijë i dërguari i posaçëm i SHBA-së, për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT