“Jemi kthyer në fazën e menaxhimit të krizave”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Borrel duke folur në prag të një takimi me ministra të NATO-s.

“Bëjmë thirrje për qetësi në terren. Duke parë situatën, duke u përkeqësuar, jemi kthyer në fazën e menaxhimit të krizave. Unë do t’i ftoj dy palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhimin e krizave, javën që vjen, në Bruksel”, tha Borrell.

Duke u ndalur te arrestimi i tre policëve kosovarë, ai tha se është në kontakt me KFOR dhe palët për të kuptuar më qartë se çfarë ka ndodhur.

“Po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”, tha Borrell.

Tv Klan