BE do të ofrojë 60 milionë euro ndihma pasi Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Bashkimi Europian akuzon Moskën se po e përdor gazin natyror për të shantazhuar Moldavinë, pasi Kryeministrja e këtij vendi Natalia Gavrilițai ka deklaruar se nuk mund të përballojë çmimet e rritura.

Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për energjinë  javën e kaluar, pasi kontrata e saj për gaz me kompaninë shtetërore ruse, “Gazprom”, skadoi në Shtator dhe të dyja palët kanë dështuar që të bien dakord për detajet e një marrëveshjeje të re afatgjatë.

Në terma globalë, rritja e çmimit të gazit në gjithë botën nuk është pasojë e përdorimit të furnizimeve me gaz si armë, por në rastin e Moldavisë është kështu”, ka thënë Borrell në një konferencë për media, bashkë me Kryeministren moldave në Bruksel.

Moldavia zgjodhi Nëntorin e kaluar Presidenten pro-perëndimore Maia Sandu, e cila mundi Igor Dodon  që ka patur mbështetjen e Moskës dhe kjo shihet si hakmarrje e Rusisë ndaj shtetit më të varfër të Europës.

Bashkimi Europian është zotuar se do të ofrojë 60 milionë euro si ndihmë për Moldavinë për t’i bërë ballë kësaj krize.

Klan News