Borussia Dortmund fitoi me kampionët e Anglisë Manchester City në ndeshjen miqësore të vlefshme për turneun “International Champions Cup”. Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 28′ të pjesës së parë, kur Gotze ktheu në gol një 11-metërsh.

Me mungesa të shumta, por me një emër të ri në skuadër si Mahrez, kampionët e Anglisë nuk mundën të merrnin të paktën një barazim nga ky takim. Në këtë turne vere marrin pjesë skuadrat më në zë të futbollit nga 5 kampionatet më të fortë në Europë. Turne të tillë u shërbejnë skuadrave për të provuar lojtarë të rinj por më së shumti edhe për çështje marketingu.

Për këtë arsye ekipet më të mirë të Europës luajnë ne Shtetet e Bashkuara, atje ku interesi është mjaft i madh për të parë spektaklin e lojtarëve më të talentuar në botë.

Tv Klan