Rritet kufiri i borxhit në 2 vjet

Pas një ngërçi disa muajsh dhe shqetësimeve në rritje se ekonomia më e madhe në botë nuk mund të paguajë borxhet e saj, presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin arritën një marrëveshje paraprake mbi tavanin e borxhit të qeverisë të shtunën në mbrëmje.

Pakti u arrit pas një bisede telefonike 90 minutëshe mes tyre. Presidenti amerikan e quajti marrëveshjen lajm të mirë për popullin amerikan, sepse parandalon atë që mund të kishte qenë një falimentim katastrofik dhe do të kishte çuar në një recesion ekonomik, duke shkaktuar miliona vende pune të humbura.

“Kryetari Mçarthy dhe unë arritëm një marrëveshje buxhetore në parim. Është një hap i rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë.”

Kreu republikan i Dhomës tha se do të punojë për hartimin e projektligjit.

“Ne kemi arritur në një marrëveshje në parim. Do të bisedoj sërish me presidentin, pasi të hartojmë projektligjin dhe të mërkurën parashikojmë votimin.”

Marrëveshja paraprake parashikon rritjen e  tavanit të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të qeverisë federale, duke i dhënë fund një ngërçi disamujor.

Klan News