ERRU: Që të paguhen duhet rritje e tarifës së ujit

Borxhi që kompanitë e ujësjellësve kanë për mospagesën e energjisë elektrike pranohet edhe nga Enti Rregullator i Ujit.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i këtij autoriteti Ndriçim Shani, tha se që debia e këtyre ndërmarrjeve arrin në 70 milionë euro pa llogaritur kamatëvonesat, por që kjo të shlyhet duhet domosdoshmërisht të rriten tarifat e ujit për shumicën e ndërmarrjeve.

“Pagesa e energjisë elektrike zë 55% e kostos. Duhet të studiohet me përballueshmërinë, sepse nuk mund të rritim tarifat që t’i përgjigjemi kësaj kërkese.”

Sipas parashikimeve të Entit Rregullator të Ujit, kryeqyteti pritet që të ketë furnizim 24 orë me ujë përpara vitit 2023.

Tv Klan