Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për pengmarrje. Ata janë Pal Maletaj, 58-vjeç dhe Fatjon Maletaj, 26-vjeç, të cilët u ndaluan rreth orës 02:00 nga efektivët e Komisariatit Nr.6.

Burime zyrtare sqarojnë se personat në fjalë dyshohen se kanë marrë me forcë 24-vjeçarin T. S., banues në Tiranë dhe e kanë çuar në banesën e tyre në Fushë-Mëzez, ku e kanë dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Gjithçka sipas policisë, ka ndodhur për shkak se dyshja pretendon se 24-vjeçari u ka një borxh të pashlyer prej 150.000 mijë lekësh.

/tvklan.al