Pas anulimit të fluturimeve me Italinë, shumë pak pasagjerë

Përhapja e koronvirusit në vendin tonë dhe ato fqinje ka boshatisur edhe Aeroportin e Rinasit. Pas anulimit të fluturimeve me Italinë, Aeroporti duket si një vend “i vdekur”.

Janë të paktë udhëtarët që vijnë dhe ikin drejt vendeve të tjera. Shumica e udhëtarëve dhe personeli janë të pajisur me masa mbrojtëse, doreza dhe maskë.

Ndërsa lokalet përreth aeroportit vijojnë të qëndrojnë hapur, në kundërshtim me vendimet e qeverise. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama urdhëroi mbylljen e të gjithë bareve dhe restoranteve në Tiranë dhe Durrës si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Tv Klan