Pipero: 60 të shtruar në Infektiv. Pacientët vijnë në gjendje të rënduar pas një trajtimi të gjatë në banesë

Pas boshatisjes së spitalit Covid 4 më 9 Prill, tashmë bosh është edhe spitali tjetër Covid 3. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto spitale do të jenë në gadishmëri në varësi të situatës në vijim.

Rreth 175 të shtuar në spitale janë të grupmoshave të ndryshe, duke nisur nga 35 vjeç. Edhe gjendja e tyre shëndetësore varion nga ata që janë në gjendje të qëndrueshme, deri te ata pacientë që janë në gjendje të rënduar.

Numri i të shtuarve në spital ka rënë me 73% duke pasur parasysh shtrimet në Shkurt dhe Mars.

“Situata në Spitalin Infektiv apo siç e quajmë Covid 1, është e qetë. Ne kemi rreth 60 të shtruar aktualisht, mbrëmë numir i rasteve të reja të shtruara ka qenë 1 ose dy. Janë nga format e mesme në ato të rënda por të intubuar në dijeninë time janë vetëm 2 pacinetë. Në spital vijnë pas një tentative kurimi relativisht të gjatë në shtëpi. Vijnë në forma relativisht të rënda ose të lodhura do thoja unë”, tha mjeku infeksionist, Përllumb Pipero.

Të infektuar aktivë që po trajtohen në banesë janë rreth 25 mijë qytetarë, pjesa më e madhe e tyre, më shumë se 18 mijë janë në Tiranë.

Klan News