Boshatiset edhe spitali Covid 3



Boshatiset edhe spitali Covid 3

16:45 19/04/2021

Bashkë me spitalin Covid 4 do qëndrojnë në gatishmëri

Pas spitalit Covid 4, edhe Covid 3 në Tiranë është boshatisur nga pacientët. Shkak për këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u bë rënia e ndjeshme e infektimeve ditore dhe numri i të shtruarve.

“Tashmë të 150 shtretërit e spitalit Covid 3 në kryeqytet janë bosh. Pacientët e fundit që ndodheshin aty për të marrë shërbimin u transferuan në Spitalin Infektiv”.

Megjithatë kjo strukturë nuk do të mbyllet plotësisht, por do të vijojë të qëndrojë ne gatishmëri së bashku me stafet mjekësore.

Covid 3 u hap në fund të muajit Tetor për shkak të numrit të lartë të pacientëve të hospitalizuar dhe vepronte si strukturë mbështetëse për spitalet Covid 1 dhe Covid 2.

Po aktualisht ne të 2 spitalet në Tiranë janë të shtruar më pak se 130 paciente, ndërsa në spitalet rajonale po marrin në trajtim mjekësor rreth 45 persona. 

Sipas ekpsertëve të shëndetësisë në Shqipëri, pjesa më e madhe e të prekurve po shfaqin simptoma më të lehta dhe e kalojnë duke qëndruar në shtëpi.

Tv Klan







Të ngjashme