Bosi i Amazon prezanton anijen kozmike: Në Hënë për turizëm

Bosi i Amazon prezanton anijen kozmike: Në Hënë për turizëm

08:40 11/05/2019

Teknologjia po ecën me ritme të shpejta po ashtu dhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos. Ai ka paraqitur modelin më të ri të anijes kozmike. E quajtur Blue Moon, anija ka si qëllim transportin e njerëzve dhe pajisjeve në Hënë, deri në vitin 2024.

“Është koha për t’u kthyer në Hënë, dhe këtë herë për të qëndruar”, tha Bezos. Anija  pa pilot  do të peshojë rreth 15 kg, përfshirë dhe karburantin që do I duhet për të përshkruar gjithë rrugën nga Toka në Hënë.

Bezos gjithashtu zbuloi se motori do të testohet për herë të parë këtë verë. Përsa i përket çmimit sesa do të kushtoje një biletë ende nuk ka asnjë të dhënë. Në takimin e mbajtur në Qendrën e Konventës së Uashingtonit ishin me qindra pjesëmarrës, shumica prej tyre zyrtarë nga NASA.

Klan Plus

 

 

Të ngjashme
UKT