Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ta ekstraduar një shtetas të saj.

Dhoma e Apelit të Bosnjës kundërshtoi ekstradimin e Humeyra Gokcen. Ai kishte kërkuar azil në Bosnjë para se Turqia të kërkonte ekstradimin e tij.

Gokcen është një prej të kërkuarve për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e fajëson për puçin e dështuar në Turqi gjatë vitit 2016.

Vendimi përfundimtar i kësaj gjykate vjen në një kohë kur presioni i Turqisë karshi aleatëve është rritur, për t’i deportuar njerëzit që besohet të jenë të lidhur me shkollat e financuara nga Gyleni, lëvizjen e së cilit Ankaraja e ka shpallur organizatë terroriste.

 “Muajin e kaluar, gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë si të ndërlidhur me shkollat gyleniste. Ata u ekstraduan në Turqi në formë sekrete, gjë që nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj, ta shkarkojë Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës”,

shkruan Reuters. 

Ankaraja ka akuzuar Gylenin – klerikun mysliman që ndodhet në SHBA – për orkestrimin e grushtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Por, vet Gylen i ka mohuar lidhjet me këtë rast./KlanKosova