Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Alabama të SHBA një person ka vrarë tre vetë. Sipas burimeve bëhet e ditur se ai sapo ishte pushuar nga puna. Kjo është një përsëritje e tragjedisë s ëndodhur në Atlanta javën e shkuar ku gjetën vdekjen 14 vetë dhe 9 të tjerë u plagosën sipasoj e problemeve psikike të atentatorit.

Në Nikaragua vendin e vogël të Amerikës Qëndrore, mbi dy mijë vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e aktivizimit të një vullkani. Llava e Vullkanit është parë që dje nga banorët për rreth por sot ai rrjedhje të mëdha.

Në gjirin e Sidneit në kontinentin Australian, prej një transportuesi të madh nafte italian janë derdhur në det 80 mijë litra naftë bruto. Mendohet të ketë qenë një gabim njerëzor, që ka shkaktuar këtë tragjedi ekologjike.

Janë publikuar dy letra që e veja e Presidentit Kenedi, Zhaklin dhe gruaja ruse e atentatorit zyrtar i kanë derguar ish-udhëheqësit Sovjetik Nikita Krushov në 1963, menjëher pas vrasjes më të madhe të shekullit.

Burime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se ajo i ka kërkuar autoriteteve spanjolle mbylljen e hetimeve ndaj ish-diktatorit kilen Augusto Pinoçet. Ndërkohë hetuesit kilien që meren me të zhdukurit gjatë periudhës diktatoriale kanë deklaruar se kjo është çështje e brendshme e Kilit./tvklan.al