Bota, Algjeri, Bler, Kastro, Barak, Arafat – (27 Korrik 1999)



Bota, Algjeri, Bler, Kastro, Barak, Arafat – (27 Korrik 1999)

18:15 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rihapet aeroporti i Algjerit për shoqëritë europiane të fluturimit. Pas pesë vet abandonimi tre shoqëritë kryesore Alitalia, Swiss Air dhe Air France kanë prekur pistën e aeroportit të Algjerit. Ndërprerja e fluturimeve ajrore në pistën algjeriane u bë pas një akti terrorist në dhjetor të ’94, ku në një linjë ajrore të avionit Air France vetëm si pasoj e ndërhyrjes së trupave policore franceze u kapën katër anëtar të një organizate terroriste, të cilët më parë vranë tre pasagjerë të Air Francës.

Bler zbret në bazë. Pas botimit të manualit bilanc të qeverisë për periudhën 98-99 Bler ka vendosur ta shoh me sytë e tij realitetin dhe e ka nisur me një vizitë në një spital të Londrës ku s’kanë munguar replikat me një 80-vjeçare për sistemin shëndetësor.

Udhëheqësi i Kubës Kastro ka folur për dy orë përpara popullit të tij në përvjetorin e 46 të një festë nacionale kubaneze. Do ta ndërtojmë të vetëm socializmin ka premtuar ai, sloganin e njohur për kubanezët.

Mbrëmja e sotme do të ketë protagonist Barak dhe Arafat dy liderët e Lindjes së Mesme. Për tre javë dy liderët janë takuar tre herë. Barak kryeministri Izraelit shpreson të arrijë një të përbashkët me Arafatin për rishikimin e marrveshjes. Në kuadër të saj dje Presidenti i Këshillit Legjislativ Palestinez ka takuar homologun e tij izraelit, duke i paraprirë takimit Barak dhe Arafat./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme