Dy botë aliene do të vrojtohen dhe studiohen nga teleskopi i ri hapësinor James Webb. Ky është viti i parë i misionit të tij dhe projekti i ri nis pas pak javësh. Me një teknologji shumë të lartë, dhe me anë të spektografëve të tij, në fokus do të jenë planeti 55 Cancri, që është i mbuluar nga llava, dhe planeti LHS 3844b që është pa atmosferë.

Të dy janë ekzoplanetë, që ndodhen pra jashtë sistemit tonë diellor dhe konsiderohen si dy Super Toka për përmasat e tyre dhe përbërjen në thelb shkëmbore.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e tre agjencive hapësinore që janë në bashkëpunim në këtë punë shkencore, ajo amerikane NASA, evropiania ESA dhe agjencia kanadeze CSA.

Të dy këta planetë ndodhen shumë pranë yllit të tyre, duke kompletuar një orbitim në 18 orë dhe 11 orë, dhe kanë yje me energji të dobët. Por gjithsesi të dhënat e deritanishme nga të tjerë teleskopë janë të pakta dhe së shpejti  do kuptohet shumë me tepër mbi formimin e tyre. për momentin, mendohet se nuk ka jetë në asnjë nga këta dy planet, ose të paktën jetë siç e njohim dhe përkufizojmë ne në Tokë.

Klan News