Bota, Arafati, Pinoceti, Al Fajed (24 tetor 1998)

Bota, Arafati, Pinoceti, Al Fajed (24 tetor 1998)

12:25 24/10/1998

Arafat dhe Netanjahu kanë firmosur sot një marrëveshje që vë në lëvizje procesin e paqes. Klinton ka investuar kohë, para dhe energji për të arritur këtë marrëveshje dhe i ka premtuar financime si Izraelit dhe Palestinës. Çështja e Pinocetit vazhdon të ndajë Kilin dhe të rihapë plagët e shkaktuara gjatë 17 viteve diktature ushtarake. Vazhdojnë manifestimet. Pinoceti është i shtruar në një klinikë të Londrës. 24 orë për të dhënë prova të një impenjimi konkret për fitoren në vëndet Baske. Një ftesë dhe një ultimatum që kryeministri Aznar i ka bërë seperatistëve të  ETA. As sabotim dhe as difekt mekanik është raporti përfundimtar i Policisë për aksidentin që solli vdekjen e Princeshë Dajana. Diana dhe Dodi ishin viktima të një aksidenti rrugor.

Pamje të Klintonit dhe të Arafat e Netanjahut duke firmosur marrëveshjen. Mbështetësit e Pinocetit në manifestime. Pamje të aksidentit të Princeshë Dajana./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

Të ngjashme
UKT