Arkiva Lajme – Tv Klan.al 1999

Një palestinez nga Bregu Perëndimor i lumit Jordan ka vrarë qëllimisht në një aksident një ushtar izraelit dhe plagosur dhjetë të tjerë. Pastaj ai është qëlluar nga një polic duke mbetur i vrarë, në rrugën që lidh Jeruzalemin me Telavivin. Kryeministri Barak për këtë ngjarje ka deklaruar se është një provokacion i hapur i ekstremisteve që nuk e pranojnë marrveshjen e paqes.

Djali i ish-diktatorit kilen Augusto Pinoçet ka deklaruar se babai i tij do t’i dorëzohet vetë drejtësisë spanjolle. Pinoçeti nuk do të pres procedurat e gjata të ekstradimit. Ndërkaq një grup ushtarakësh kilien do të takojnë së shpejti avokatët e diktatorit në Madrid të Spanjës.

Në Parlamentin Japonez mes deputetëve opozitarë dhe përfaqësuesve të Qeverisë ka patur një përleshje të ashpër. Qeveria kishte sjell për aprovim në parlament një paketë ligjesh anti-krim e cila mesa duket nuk u ka pëlqyer opozitarëve.

Presidenti Amerikan Bill Klinton ka dekoruar dje Rosland dhe Xhimi Karter me Urdhërin e Lirisë. Siç deklaroi Klinton çifti Karter ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shumë vende të botës. Karter ishte presidenti i fundit demokrat para fitores së bujshme të Klintonit ndaj Xhorxh Bushit në vitin 1991./tvklan.al