Bota, Çeçeni, Timori, Boingu – (24 Shtator 1999)



Bota, Çeçeni, Timori, Boingu – (24 Shtator 1999)

14:55 24/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bomba mbi Çeçeni. Ka dy ditë që aviacioni rus po godet Republikën e egër Çeçene. Sot është bombarduar kryeqyteti çeçen Grozni, pasojat 9 te vdekur. Ka mëse dy javë që Rusia ka shpallur sulm të hekurt ndaj Çeçenisë e cila ka mbështetur rebelët islamikë. Kryeministri rus Putin ka deklaruar se ofensiva ushtarake ndaj Çeçenisë do të vazhdojë ende.

Situata në Timorin Lindor mbetet e acaruar. Sërisht ka patur konfrontime mes forcave paqeruajtese dhe miliceve proindoneziane. Kaskat blu kanë arrestuar sot kreun e një grupi pro Xhakartës, i cili kishte udhëhequr disa aksione dhune. Ushtarët indonezianë kanë sekuestruar dy kamione të Kombeve të Bashkuara të mbushura me oriz. Në kryeqytetin e Indonezisë në Xhakarta, janë zhvilluar përplasje mes studenteve dhe forcave të policisë, ku kanë mbetur katër studentë të vrarë.

Ka kryer një ulje të veshtirë një boing australian në Bangkok por fatmirësisht s’ka patur viktima. Boingu me 400 pasagjeret në bord fluturonte nga Sidney në drejtim të Londrës por i është dashur të ndaloj në Bangok dhe aty piloti nuk e ka ulur dot avionin në pistën e duhur, por në një kamp golfi aty pranë. 400 pasagjerët e boingut kane dale nga dyert e sigurise se avionit dhe jane sistemuar ne nje hotel./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme