SHBA rekord të ri viktimash për 5 muajt e fundit

I gjithë globi po shkon me shpejtësi drejt një vale të katërt të koronavorusit, teksa në 24 orët e fundit shifrat e infektimeve dhe ato të fataliteteve pësuan rritje të ndjeshme në shumë shtete.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan një rekord të ri të 5 muajve të fundit sa i përket jetëve të humbura, duke raportuar 1287 viktima. Të larta mbeten edhe infektimet, çka është reflektuar edhe në shtrimet në spitale.

Pavarësisht ecurisë së vaksinimeve, edhe Europa po përballet gjithashtu me një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja dhe humbjeve të jetës.

Britania e Madhe ka aktualisht numrin më të lartë të infektimeve ditore, teksa në 24 orët e fundit raportoi për rreth 35 mijë raste të reja.

Gjermania regjistroi mbi 12 mijë raste të reja, duke shënuar rritjen më të madhe të infektimeve ditore në kontinent krahasuar me një ditë më parë.

Një rritje të përhapjes së virusit konfirmoi sërish italia, ku numri i infektimeve i kaloi 7 mijë.

Ndërkohë që Rusia vijon të ketë një numër të lartë fatalitetesh si pasojë e Covid-19, teksa edhe në këtë 24 orësh regjistroi mbi 800 viktima. 

Tv Klan