Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Romano Prodi prezanton zyrtarisht Komisionin e ri Europian edhe programin e tij për para parlamentit të kontinentit. Programi i paraqitur prej kryekomisarit të ri Prodi, do ta fusë strukturën europiane në mijëvjeçarin e ri. Në fjalën e tij ish-kryeministri i Italisë ka theksuar, “Duhet ta kthejmë Komisionin Europian në një organizatë moderne të aftë të realizoj misionin e saj dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Ne duhet të vëmë rregull në shtëpinë tonë”.

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale është më i ulti për laburistët norvegjezë. Partia e ish-kryeministrit ka zbritur për herë të parë posht limitit prej 30%. Megjithatë partia e tij e ka ruajtur mazhorancën relative të përfaqësësimit në të gjithë vendin. Pas votimeve të djeshme ka avancuar partia konservatore e Jan Petersen, partia e dytë në politikën Norvegjeze.

Uragani Floid ka përfshirë brigjet perëndimore të ishujve Bahamas dhe nesër pritet në Gadishullin e Floridas. Sipas shkencëtarëve ky uragan është tre herë më i fuqishëm se ai i quajtur Endrjus, i cili shkaktoi 40 të vdekur./tvklan.al