Bota, marrveshja Izrael-Palestinë, Timori Lindor – (4 Shtator 1999)



Bota, marrveshja Izrael-Palestinë, Timori Lindor – (4 Shtator 1999)

14:47 04/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjithçka gati në ishullin egjiptian Sharm El Sheikh, për firmosjen e aktit mes Izraelit dhe Palestinës. Barak ka marrë dje telefonatën e shumë pritur nga të gjithë nga përfaqësuesi i komisionit palestinez, i cili bënte të ditur se Palestina është dakort me pikat e parashtruara nga Izraeli. Sot pritet veç akti i firmosjes posht akordit, i cili 13% të territorit të Gazes e kalon nën administrimin Palestinez. Pas takimit të mbrëmshëm me Ollbrajt, lideri i Palesinës Arafat sot paraditen e ka kaluar në Itali ku është takuar me presidentin Ciampi dhe kryeministrin D’Alema. Ndërsa mbrëmja e sotme do të ulë përball njëri-tjetrit Barak me Arafatin, për firmosjen e një hapi konkret të paqes.

Timori Lindor i thotë PO Pavarësisë. Është shpallur sot zyrtarisht rezultati i referendumit të së hënës në Timorin Lindor. Ishulli i cili ka qenë për 27 vjet nën pushtimin Indonezian ka hedhur në referendumin e së hënës më shumë vota pro pavarësisë. Është llogaritur ndryshe 78.5% e votuesve kanë kërkuar pavarësinë dhe shkëputjen nga Indonezia. Një shkëputje kjo e cila është larë me gjak. Vargu i refugjatëve i cili niset drejt Timorit Perëndimor ende nën pushtimin indonezian për ti shpëtuar dhunës sa vjen e rritet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme