Bota mund të vuajë mungesën e rërës dhe nuk është lajm i mirë…



Bota mund të vuajë mungesën e rërës dhe nuk është lajm i mirë…

21:20 06/03/2021

Rëra nëpër botë po mbaron dhe ky është një lajm aspak i mirë. Paralajmërimi vjen në një kohë kur sipas ekspertëve ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të prodhuar 2 miliardë shishe prej qelqi për vaksinën anti-Covid.

Që para pandemisë, globi kishte mungesë të rërës, që është edhe lënda e parë më e konsumuar pas ujit.

Vetëm industria e ndërtimit përdor mbi 50 miliardë ton rërë në vit, për të bërë tulla prej xhami, beton e asfalt, ndërsa në industrinë e teknologjisë përdoret për të bërë laptopë e telefona inteligjentë.

Por sipas asaj që raporton amerikanja CNBC, aktualisht nuk ka mjaftueshëm miniera rëre për të përmbushur kërkesat për rërë dhe kjo mungesë mund të sjellë vonesa në prodhimin e shisheve të nevojshme për të vaksinuar botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vetëm 1000 miniera të tilla.

Ky shqetësim u ngrit nga shkencëtari amerikan mbi klimën Pascal Peduzzi.

“Ideja që ne kemi është se rëra është kudo. Nuk e kishim menduar kurrë se do të kishim mungesë rëre, por kjo na nisur në disa vende. Është e nevojshme që të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë në dekadën e ardhshme, e më tutje. Nëse nuk marrim masa dhe nuk mendojmë për të ardhmen, do të kemi probleme të mëdha në furnizimin me rërë”, tha ai.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, rreth 40 deri në 50 miliardë metër ton rërë përdoret çdo vit vetëm në industrinë e ndërtimit.

Kjo është një rritje me 300 përqind nga 20 vjet më parë dhe për ta zëvendësuar këtë sasi rëre çdo lumi në planet do t’i duhej 2 kohë.

Ndonëse shkretëtirat përbëjnë një të tretën e planetit, rëra e tyre është shumë e lëmuar dhe e rrumbullakët për t’u përdorur në ndërtim, teknologji apo prodhimin e qelqi.

Rëra tanimë nxirret nëpër lumenj, vija bregdetare dhe shtratin e deteve në vende si Indi e Kinë, ku ekosistemet të tëra po shkatërrohen.

Në 2020-n, industria e qelqit në mjekësi ishte pranë përmbushjes së kërkesës, por pandemia dhe nevoja për vaksina bëri që edhe në këtë sektor të krijohej disbalancë.

Prodhuesi italian i shishkave, Stevanato Group tha për Pharma Manufacturing se kërkesa globale për shishet do të rritet deri në 2 miliardë gjatë 2 viteve të ardhshme./tvklan.al







Të ngjashme