Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dërgimi i forcës paqeruajtëse në Timor të udhëhequr nga Australianët. Megjithë përpjekjet e Indonezizë për një mazhorancë aziatike në udhëheqjen e forcës paqeruajtëse, Këshilli i Sigurimit ka vendosur që australianët të kenë udhëheqjen e kësaj force. Sipas përfaqësuesit Australian në Këshillin e Sigurimit kjo bëhet për të vendosur qetësinë në reale në vend. Bazat ushtarake janë bërë gati për dërgimin e 8 mijë forcave paqeruajtëse.

Janë këto pamje të Floid uragani amerikan që ka përfshirë Alabamën dhe bregun e Floridës. Pritet që era shkatërrimtare të përfshijë edhe Majemin ku ka filluar dhe zhvendosja e njerëzve.

Moska e trëmbur nga bombat. Moskovitët kanë dalë rrugëve të qytetit sot me shpresën se s’do të mbeten viktimë të shpërthimeve. Policia ruse po bën kontrolle nëpër rrugët e kryeqytetit. Kryeministri Rus Putin ka parashtruar para Dumës ligjet e veçanta për situata të tilla. Kryebashkiaku i Moskës ka dhënë urdhra kontrolli kryesisht për emigrantët. Për të gjitha trazirat të krijuara në kryeqytetin rus akuzat rëndojnë mbi rebelët çeçenë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori