Pas një raporti të Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres ka deklaruar se bota ndodhet  “buzë humnerës”. Miliona njerëz u goditën nga ngjarjet ekstreme të klimës. Për shkak të pandemisë nuk u dha ndihma e nevojshme për shumë rajone të prekura.

“Jemi buzë humnerës… Ne po shohim nivele rekord në stuhitë tropikale, me shkrirjen e akullit ose akullnajave, në lidhje me thatësirën, valët e nxehtësisë dhe zjarret“, tha Antonio Guterres për Reuters.

Raporti “Gjendja e Klimës Globale” konfirmon gjetjet e tij paraprake, duke përfshirë temperaturat në tokë dhe oqean. Të dhënat vijnë ndërkohë që pritet të mbahet një samit i udhëhequr nga SHBA, ku do të propozohen ide të reja për të ndihmuar klimën. 

Ndër treguesit që theksohen në raport janë nivelet rekord të ulëta të akullit të detit Arktik gjatë dy muajve të vitit 2020. Rreth 80 përqind e oqeaneve regjistruan të paktën një valë të të nxehtit detar vitin e kaluar.

Klan News