Ndërkohë që e gjithë bota po lufton ndaj koronavirusit, Koreja e Veriut vazhdon me testimin e raketave. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se këtë të shtunë, autoritetet koreanoveriore lëshuan dy predha në det.

Koreja e Jugut ka konfirmuar se raketat balistike ishin me rreze të shkurtër veprimi. Ato u lëshuan nga një provincë drejt detit të Japonisë.

Lëshimi i këtyre raketave vjen si pasojë e stërvitjeve ushtarake. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë komunikuar me Pyongyang-un dhe i kanë kërkuar që t’i kthehet bisedimeve për t’i dhënë fund programit nuklear.

Ndërkohë Koreja e Jugut është shprehur se do ta monitorojë situatën në rast se ka lëshime të tjera raketash.

Autoritetet atje e përshkruan këtë veprim të Kim Jong-un si “të papërshtatshëm në ekstrem” në një kohë kur bota po përballet me pandeminë e COVID-19./tvklan.al