Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ty trena janë përplasur në Los Angelos, duke plagosur 8 njerëz, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kablli elektrik i njërit prej trenave u këput papritur, duke bërë, që treni të lëviz me 45 kilometra në orë, në vend të 3 kilometrave në orë. Më pas ndodhi përplasja. Funksionimi i kësaj linjë transporti filloi në 1901.

Vërshimet e ujërave në Australi, kanë arritur në lartësi kërcënuese. Kjo ka bërë që të jepet alarmi për një evakuim të mundshëm të popullsisë. Rajoni është shpallur një zonë fatkeqësie natyrore. Shumë vullnetar kanë shkuar në rajon duke iu përgjigjur thirrjes për të ndihmuar rajonin. Rrugët në këtë zonë u mbyllën pasi kushtet e këqija mund të shkaktojnë aksidente. Ndërkohë një mijë njerëz të tjerë gjenden të izoluar në një zonë më veriore./tvklan.al