Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vladimir Putin, Kryeministri më i ri Rus ka marrë sot bekimin e Carit Jelcin. Presidenti rus në maratonën e shkarkimeve dhe emërimeve të kryeministrave të Rusisë, kësaj radhe ka nxjerrë në skenë një figurë tjetër, atë të Putinit i cili pas aprovimit të djeshëm të Dumës me 233 vota është ulur në kolltukun e lënë nga para ardhësi Stepashin.

Dy alpinistë kanë gjetur vdekjen dje në Udine të Italisë si pasojë e keqësimit të menjehershëm të kohës. Të izoluar në makinën e tyre kanë mbetur dhe disa turistë gjermanë. Furia e keqësimit të menjëhershëm të kohës ka sjellë shqetësim në të gjithë rajonin e Udines.

Njeriu më i pasur i botës Sulltani i Bruneit ka zbritur në Londër. I pasionuar pas hipizmit dhe grave njeriu më i pasur i botës ka kaluar dhe një proces në jetën e tij për rrëmbim personi, ku bëhet fjalë për Miss Amerikën e vitit 1993, e cila pasi kaloi disa netë me Sulltanin e Bruneit e akuzoi për rrëmbim. Procesi i kushtoi këtij të fundit miliona dollarë.

Në fund të Mileniumit rikthehet në Tokë sonda Ekasini. Për dy vjet kjo sondë ka shëtitur nëpër univers duke marrë shumë e shumë pamje nga kozmosi dhe të panjohurat e tij. Ulja e kësaj sonde është bërë sot në orën 4 e 18 minuta të mëngjesit. Për NASA-n kthimi i sondës në Tokë është një prej arritjeve më të mëdha të saj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori