Bota, Rusi Stebashin, Izrael Barak, Palestina Arafat – (19 Maj 1999)



Bota, Rusi Stebashin, Izrael Barak, Palestina Arafat – (19 Maj 1999)

15:36 19/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sergeji Stepashin Kryeministër i Rusisë. Ky ishte vullneti i dhomës së ulët të paramentit rusë, i cili votoi me 296 vota dhe 55 vota kundër kurorëzimit të Stepashit në krye të kabinetit. Duma Ruse votoi sot kryeministrin e katërt rus brenda një viti. Jelsin pas shkarkimit të Çernomërdit në Mars të ’98 propozoi për shef kabineti Krienkon. Duma e votoi dy herë mospranimin e tij ndërsa herën e tretë e votoi të plotë kandidaturën e Krienkos në postin e kryeministrit. Stepashin është i njohur nga qarqe të ndryshme si krijesa politike e Jelcinit. Pas votesimit vetë Stepashin i njohur si konservator deklaroi se Rusisë i duhet gjak i ri për të dalë nga kriza.

Kryeministri i ri i Izraelit Eud Barak ka kryer vizitën në varrin e Rabin të cilin e adhuron si dhe në murin e lutjeve, simbol i Izraelit. Ende s’është kuptuar qartë veprimi i tij politik, por për kolonitë hebreje qëndrimi i tij është i njëjtë. Barak ka hedhur idenë e mos ndërtimit të kolonive të reja sepse ato janë kërcënim për paqen. Ai ka deklaruar se Izraeli do të mbajë një qëndrim të ri me Libanin Jugor.

Ndërsa Palestinezët bëjnë sfidën e parë ndaj Barakut. Arafati ka deklaruar se shteti Palestinez do të krijohet brenda vitit ’99. Për Gazën mbyllja e epokës së Netanjahut është shumë pozitive. Fjalët e kryeministrit Barak të cilat flisnin për zhvillimin e procesit të paqes u pritën mirë nga Palestina. Baraku e Arafati kanë rrugë të gjatë për të rikuperuar gabimet e rënda të politikave paraardhëse. /tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme