Bota, Rusi, Tajvan, Sonda e Mars – (23 Shtator 1999)



Bota, Rusi, Tajvan, Sonda e Mars – (23 Shtator 1999)

12:49 23/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përsëri shpërthim në Rusi. Në katin e parë të një ndërtese në Shën Peterburg ka pasur një shpërthim të fuqishëm. Njoftim për viktima ende nuk ka. Në Moskë është zhvilluar sot funerali i Raisa Gorbaçov. Bashkëshortja e ish-presidentit të vetëm të Bashkimit Sovjetik, e cila është varrosur në varrezën e Manastirit Novodjeviç, ku prehen eshtrat e shumë personaliteteve të njohura. Në ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, ish-Kryeministri Primakov dhe bashkëshortja e Jelcinit.

Në Tajvan rritet numri i viktimave si pasojë e tërmetit të së henës. Numri i kufomave të gjetura nën gërmadha ka arritur në mbi 2100 vetë. Janë shumë skuadra shpëtimi të ardhura në ndihmë nga SHBA, Gjermania, Singapori dhe Turqia, që punojnë së bashku me kolegët e tyre tajvanez. Komuniteti europian ka ofruar 500 mijë euro për eleminimin e pasojave.

Sonda Mars i shkëput lidhjet me NASA. Sot teksa ishte parashikuar që sonda të hynte në orbitën e planetit të kuq nuk kishte asnjë lloj mesazhi. Ajo është lëshuar në hapësirë më 11 Dhjetor të vitit të shkuar me misionin të studioj misteret e atmosferës së Marsit, sipërfaqen e tij dhe të vërtetojnë nëse ka gjurmë jete në planetin e ngjashëm me Tokën./tvklan.al







Të ngjashme