Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një tërmet prej 7.6 ballësh rihter, ka goditur El Salvadorin, Guatemalën, Nikaraguan, Hondurasin dhe një pjesë të Meksikës jugore. Sipas Kryqit të Kuq vetëm në El Salvador, ka shkuar në 60 numri i të vdekurve, 1200 i të humburve nën gërmadha dhe rreth 200 i të plagosurve. Nga kërkimet që kanë nisur është bërë i mundur nxjerrja e 19 trupave nga gërmadhat, ndërkohë që presidenti i vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ushtarët kinez kanë nisur një aksion shpëtimi për një zonë në Mongoli, e cila është përfshirë nga akulli. Deri tani numri i të vdekurve nga kjo zonë ka arritur në 22 persona pa llogaritur dhe 4.9 milion gjallesa të zhdukura nga akulli dhe i ftohti më i madh i 50 viteve të fundit, që ka përfshirë Kinën.

Është zbuluar në Itali rasti i parë i lopës së çmendur, që nga viti 1994. Lopa me virusin vrasë është zbuluar në fermën e Malpensata, në veri të Milanos. Rasti është publikuar mbrëmë në dark dhe menjëherë ferma është mbyllur. Mjekët po bëjnë ekspertizën e 150 lopëve që furnizojnë me qumësht zonën përreth. Italia është përfshirë nga paniku, por ministri i Shëndetësisë italiane ka siguruar konsumatorët italian se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori