Ndërtesa më e madhe e botës, Burj Khalifa është ndriçuar me pamjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe flamurit anglez në nder të Madhërisë së Saj.

Qiellgërvishtësi 830 metra i lartë tregoi solidaritetin ndaj Mbretërisë së Bashkuar me shfaqjen e portretit  të monarkes në qiellin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, site të tjera ikonike i kushtuan homazh figurës së saj. Në Gjermani, porta e madhe e Bradenburgut u ngjyros nga flamuri anglez në simbol vajtimi. Në SHBA, Empire State Building u ndriçua në ngjyrë të purpurt, e cila është ngjyrë mbretërore, ndërsa në Teatrin e Operës në Sidnei, Australi, u shfaq një foto e Mbretëreshës.

Në Britani, Legoland i uli flamujt në gjysmë shtizë dhe statujëza vajtuesish linin lule në imitimet e Kështjellës Windsor dhe pallatit Buckingham. Një lajmërim në miniaturë për vdekjen e sovranes ishte vendosur në portën e tij.

Parku Legoland u mbyll në ditën e vdekjes së Mbretëreshës dhe do të vijojë të qëndrojë i tillë deri më 19 Shtator./tvklan.al