Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Amerika dje ka festuar ditën e falënderimit, ndërsa sot i është rikthyer numërimit me dorë të votave. Në numërimet e deritanishme, nga 930 vota që kryesonte Bushi para Gorit, tashmë kryeson me 790 vota dhe kjo shihet si një fitore e Al Gorit. Ndërkaq demokrati Al Gore, ka nisur një tjetër kërkesë, kësaj radhe në Gjykatën e Lartë të SHBA-së. Në kërkesën e tij, Gori kërkon transparencë në numërimin e votave dhe në Maiami.  

Tre biznesmenë u vranë me armë automatike gjatë natës së mbrëmshme në Moskë. Dy sipërmarrës 26 dhe 29 vjeçar nga Uralet, u qëlluan mbrëmë më armë jo larg shtëpisë së tyre. Përveç këtyre, trupi i një biznesmeni 28 vjeçar u gjet pak pas mesnate pranë makinës së tij në veri të kryeqytetit. Qindra vrasje me pagesë regjistrohen çdo vit në Rusi, që synojnë kryesisht rrethet biznesmene.

Izraeli ka vendosur të mos reagoj ushtarakisht ndaj sulmeve palestineze, por të reagojë në mënyrë më efikase më vonë. Kështu ka deklaruar kryeministri Ehud Barak. Nesër një emisar egjiptian do të takohet me kryeministrin izraelit. Presidenti i Egjiptit Mubarak në një intervistë është shprehur i gatshëm të ridërgojë ambasadorin e tij në Telaviv. Sot presidenti palestinez Arafat është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, për të gjetur një zgjidhje, e cila do t’i jap fund konfliktit të përgjakshëm dy mujor mes Izraelit dhe Palestinës./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori