Argjentina ka mundur me rezultatin 2 me 1 Australinë duke kaluar kështu në çerekfinalen e Botërorit 2022.

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Lionel Messi ka zhbllokuar sfidën duke shënuar gol dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e Argjentinës. Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra argjentinase e thelloi epërsinë ndaj skuadrës australine me një gol të Julian Alvarez.

Në minutën e 77-të, australianët u rikthyen me një sulm. Krosimi i Aziz Behich u drejtua drejt Craig Goodwin dhe topi fluturoi në këndin e poshtëm duke shënuar golin e parë dhe të vetëm gjatë kësaj ndeshje për Australinë.

Në këtë mënyrë, Argjentina kalon në çerekfinale, kurse Australia ndërpret këtu rrugëtimin në Botëror 2022.

Dy skuadrat e kualifikuara sot, Holanda dhe Argjentina sfidën në çerekfinale e kanë përballë njëra-tjetrës në datën 9 Dhjetor./tvklan.al