Historike në Kupën e Botës në Katar, gjyqtare tërësisht femra në sfidën mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë


Për herë të parë në Kupën e Botës në Katar 2022 do të ketë një trupe gjyqtaresh tërësisht femrash. Stephanie Frappart, Neuza Back dhe Karen Diaz janë zgjedhur për të vendosur drejtësi në një sfidë tepër të rëndësishme, si ajo mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë. Francezja Frappart, e cila ishte gjyqtare e katërt në duelin e grupit C mes Polonisë dhe Meksikës do drejtoj një ndër ndeshjet me interesante të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Katar 2022.

38-vjeçarja do shkruajë në këtë mënyrë historinë, pasi do bëhet arbitrja e parë femër që gjykon në Kupën e Botës për meshkuj, teksa më parë ka vendosur drejtësi edhe në ndeshjen e meshkujve në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, asistente të saj do jenë braziliania, Neuza dhe meksikani Diaz.

Në turneun e Katarit marrin pjesë edhe Salima Mukansanga nga Ruanda dhe Yamashita Yoshimi nga Japonia. Përballja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë ka një rëndësi të madhe, me Pancerat që synojnë fitoren dhe kualifikimin më tej në Botëror.

Klan News