Verdhejeshilët kanë probleme sa i përket dhe dëmtimeve, shqetësim për Tite ngelet mbrojtja

Sulmuesi i Brazilit, Gabriel Zhesus dhe mbrojtësi Aleks Tejes nuk do të jenë të disponueshëm për pjesën tjetër të Kupës së Botës për shkak të dëmtimeve që pësuan në takimin ndaj Kamerunit. Të dy lojtarët pësuan lëndime në gju, e pas kontrolleve të kryera rezultoi se ato ishin serioze.

Tejes u zëvendësua në minutën e 54-të të sfidës, ndërsa Zhezus doli 10 mintua më vonë. Federata Braziliane e Futbollit informoi se të dy futbollistët iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore në mëngjesin e së shtunës të shoqëruar nga mjeku i Kombëtares Rodrigo Lasmar dhe u arrit në përfundimin se ishte i pamundur rekuperimi i tyre në kohë.

Verdhejeshilët shikohen si favoritë në këtë kampionat botëror. Ata do të përballen të hënën ndaj Koresë së Jugut në të 16-at e eventit. Ndërkohë që shpresat janë të mëdha se ylli i ekipit Nejmar, do të jetë së shpejti gati nën urdhrat e trajnerit Tite.

Ylli brazilian pësoi një dëmtim në kavilje në përballjen ndaj Serbisë. Situata është shqetësuese në prapavijë, pasi mbrojtësit e krahut Danilo dhe Alex Sandro ende nuk janë rekuepruar. Por shpresat janë të mëdha se deri më 5 Dhjetor, çështja e dëmtimeve do të jetë zgjidhur.

Klan News