Brazili u mund në ndeshjen e fundit të grupit nga Kameruni minimalisht. Por humbja është e padëmshme, pasi verdhejeshilët janë të parët në Grupin G falë golavarazhit më të mirë krahasuar me Zvicrën.

Në stadiumin “Lusail”, amerikano-latinët rrezikuan me Martinelin, Rodrigon dhe Antonin. Në minutën e 92’ Aboubakar shënoi golin që vendosi takimin.

Rivali i radhës i Brazilit do të jetë Koreja e Jugut, ndërsa Zvicra do të përballet me Portugalinë.

Klan News